Familjarët e viktimave të mafias siçiliane shfaqen të frikësuar pasi më shumë se njëzet mafiozë u liruan gjatë tre muajve të fundit dhe ata tashmë mund të kthehen në lagjet që dikur kontrollonin. Salvatore Borsellino, vëllai i gjyqtarit antimafia Paolo Borsellino, i cili u vra nga organizata kriminale Cosa Nostra në vitin 1992, tha: “Lirimi nga burgu i mafiozëve që kanë refuzuar gjithmonë të bashkëpunojnë me drejtësinë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Është një goditje fatale për luftën kundër mafies.”