Top News- Maduro në gjykatë me uniformë burgu dhe me këmbë të prangosura, çfarë rrezikon
05/01/2026 19:36

Maduro hyri në sallën e gjyqit pak pas orës 12:00 sipas kohës lindore i veshur me rroba burgu, kufje për përkthime dhe këmbë të prangosura. Gruaja e tij kishte veshur të njëjtat rroba. Të dy duart e tyre ishin të çliruara ndërsa këmbët i kishte të lidhura. Maduro shtrëngoi duart me avokatin e tij, Barry Pollack, një avokat me përvojë në gjyqe i cili përfaqësoi themeluesin e ËikiLeaks, Julian Assange. Gjyqi zgjati rreth 30 minuta, ndërsa Nicolas Maduro u deklarua i pafajshëm. Ai i tha gjykatës se është "një njeri i mirë" ndërsa këmbënguli se është ende president i Venezuelës, duke shtuar se u "mor nga shtëpia e tij në Karakas". Cilia Flores, gruaja e tij, ndoqi po të njëjtin pretendim duke pretenduar pafajësi ndërsa theksoi se është ende Zonja e Parë e Venezuelës. Ndërkohë avokati mbrojtës më së shumti e lidhi rastin me paligjshëmrinë e kapjes së tij, se sa me akuzat e ngritura nga prokurorët. Ekipi mbrojtës nuyk kërkoi liri me kusht për Maduron, duke theskuar se do e bëj kërkesën në një moment më të përshtatshëm. “Arrestimi i tij natën në një vend të huaj nga forcat e rendit të SHBA-së është një "rrëmbim ushtarak" që shkel ligjin tha avokati. Nuk është hera e parë që një i pandehur ka ngritur këtë argument. Më shumë se tre dekada më parë, Manuel Noriega i Panamasë akuzoi SHBA-në për shkelje si të ligjit ndërkombëtar ashtu edhe të mbrojtjes së procesit të rregullt ligjor duke pushtuar Panamanë dhe duke e arrestuar atë jashtë vendit. Por ky argument nuk pati sukses, gjatë asaj kohe pasi gjykatat refuzuan të merrnin në konsideratë vetë ligjshmërinë e pushtimit të Panamasë dhe u përqendruan vetëm në akuzat në aktakuzën e Noriegës. Maduro akuzohet për narkoterrorizëm, komplot për importimin e kokainës, posedim të armëve dhe pajisjeve shkatërruese etj. Ai përballet me dekada burg e ndoshta edhe burg të përjetshëm për secilën akuzë nëse dënohet.

Top Channel/ Angli-Rusi, tension i lartë. Burnham: Moska po na kërcënon
24/08 22:40
Top Channel/ Tërmeti katastrofik, 100 viktima, dhjetëra të zhdukur! Vijojnë kërkimet mes rrënojave
24/08 22:16
Top News – Izraelitët ‘zbulojnë’ Greqinë. Në 2026 rritet me 20 për qind numri i turistëve
24/08 20:20
Top News – Trump nuk heq dorë. Kërcënon sërish Kanadanë me tarifa të reja
24/08 19:30
Top Channel/ Trump trondit Kanadanë, rrit tarifat me 50% edhe për makinat dhe çelikun
24/08 19:21
Top News – Britania e Madhe në luftë me Rusinë / Kremlini kërcënon Londrën për raketat Storm Shadow
24/08 15:27
Top Channel/ Anglia i jep Kievit sekretet e Sclap, Kremlini: Po kërcënon paqen!
24/08 15:22
Top News – I nxehti vrasës në Evropë / Përgjegjës për 30 mijë vdekje në vetëm 8 shtete
24/08 15:19
Top News – Mban armën që shkakton cunami e fshin qytete / Nëndetësja e re e Putinit lëshohet në det
24/08 15:14
Top Channel/ Zelensky sfidon Putinin/ “Donit të na fshinit nga harta”, Rusia po humbet peshë në botë
24/08 14:50
Top Channel/ Britania i jep sekretet Kievit/ Ukraina do të prodhojë raketa SCALP
24/08 14:49
Top Channel/ Kina tërheq mbi 4 milionë makina për rrezikun nga dorezat e fshehura të dyerve
24/08 14:48
Top Neës – 90 mijë njerëz në arrati… / Apokalips flakësh, zjarri i madh rrethon Nevadën
24/08 13:57
Top News- Gjykata rrëzon vendimin e SHBA: Pezullimi i vizave të migrimit nga 75 vende i paligjshëm
24/08 13:54
Top News – I vetmi shtet i NATO-s pa ushtri…Si po përgatitet Islanda për luftë, kërcënim nga Rusia
24/08 13:48
Top News – Ukraina nuk ndalon sulmet / Shënjestron gjigantin tjetër të shitjes online në Rusi
24/08 13:46
Top News – Barron Trump ‘në shënjestrën’ e Iranit / 10 mln USD shpërblim, video në tv shtetëror
24/08 13:45
Top News – Trump i bën lajka Kim Jong Unit / Frikësohen aleatët, besueshmëria lëkundet në Azi
24/08 12:14
Top News – ‘Ofensiva më e madhe financiare në histori’ / SHBA ndëshkon Iranin, pritet hakmarrje
24/08 12:12
Top Channel/ Ish ambasadori amerikan: SHBA të vendosë bazë në Bosnje dhe kjo, të njohë Kosovën!
24/08 12:12