Një këngë e vjetër e Claudio Villa-s dhe një tren historik i fondacionit Hekurudha e Shtetit. Madona, është larguar në këtë mënyrë nga Puglia, bashkë me miqtë, familjarët dhe të fejuarin dhe e ka dokumentuar gjithcka në një video në Instagram. Ylli ka vizituar rajonin e saj të preferuar duke shëtitur shpesh në këmbë, si një turiste e zakonshme, pasi festoi ditëlindjen e saj të 63-të, më 16 gusht, në një resort luksoz në Brindizi. “Ciao Italia, ciao Puglia”, thotë ylli i popit ndërsa nxjerr kokën nga dritarja e trenit.