Presidenti francez Emmanuel Macron është filmuar ndërsa vrapon nëpër rrugët e Nairobit, në Kenia, së bashku me atletin olimpik Eliud Kipchoge, në ditën e tretë të turneut të tij në kontinent. Ai ndodhet në Nairobi për një samit ekonomik dy-ditor dhe ka mbrojtur përfshirjen e Evropës në Afrikë. Udhëheqësi francez tha ë një intervistë se e dënoi ashpër kolonializmin për herë të parë kur erdhi në pushtet në vitin 2017.