Presidenti e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Tiranë ka thënë se pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit në Banjskë, të zvecanit, ku humbi jetën Afrim Bunjaku, një pjesëtar i policisë së Kosovës. Macron tha se i ka ndjekur me vëmendje tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se është përgjegjësi e të dyja palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e situatës.