Presidenti francez Emmanuel Macron kreu një bisedë telefonike me homologune tij kinez Xi Jinping, ku diskutuan për krizën në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë. Sipas një deklarate të ardhur nga pallati Elysee, të dy presidentët shkëmbyen mendime mbi krizën në Rripin e Gazës dhe me Macron që prezantoi përpjekjet që po bën vendi i tij për të liruar pengjet e mbajtura nga Hamasi.