Presidenti francez Emmanuel Macron po padit në gjykatë krijuesin e një posteri që e portretizon atë si Adolf Hitlerin, në kuadër të një fushate kundër vaksinimeve të detyrueshme për koronavirusin. Posteri tregon shefin e shtetit 43 vjecar me një svastikë në krah si edhe me uniformën e Rajhut të tretë dhe me mustaqe si të Hitlerit. Imazhi u pa në francën jugore fillimisht më herët këtë muaj, përfshirë qytetin port Mesdhetar të Tulonit dhe nën të ishte vendosur edhe slogani: Binduni! Vaksinohuni. Në të gjithë posterat, simboli nazist ishte zëvendësuar me inicialet LREM, një referencë kjo ndaj partisë së Macron, Republika në marshim.