Emmanuel Macron po planifikon të rrëzojë anglishten nga takimet e BE-së dhe ta zëvendësojë atë me frengjishten sapo vendi të marrë presidencën e radhës së bllokut, vitin e ardhshëm. Aktualisht, anglishtja është gjuhë pune në BE dhe përdoret në takimet e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të bllokut.