Mes të ftuarve nga Donald Trump për t’u bërë pjesë e bordit të paqes, një nismë personale e tij që disa vende europiane e kanë konsideruar si përpjekje për të zëvendësuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara është edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron. Por, Presidenti francez e ka refuzuar ftesën duke ngritur si shqetësim se bordi i drejtuar nga Trump do të ketë kompetenca të zgjeruara për qeverisjen e Rripit të Gazës, duke minuar rolin e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.