Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Macron tha se lideri ukrainas i kërkoi të kontaktonte me Putinin sepse telefonatat e Zelensky nuk po realizoheshin, raporton BBC. Ndër të tjera, gjatë bisedës ai i kërkoi Putinit që të ndalonte operacionet ushtarake dhe sipas tij, thirrja ishte “e sinqertë, e drejtpërdrejtë, e shpejtë”. “Ishte gjithashtu për t’i kërkuar atij të diskutonte me Presidentin Zelensky, i cili e kishte kërkuar këtë, por nuk mundi”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti të BE-së në Bruksel.