Top News – Macron ‘gjen’ një kryeministër / Emëron centristin Bayrou, shpresë për fundin e krizës
13/12/2024 14:33

Presidenti Emmanuel Macron ka emëruar udhëheqësin centrist François Bayrou si kryeministrin e ardhshëm të Francës, në një përpjekje për t'i dhënë fund krizës politike disamujore. Një aleat i Macron, Bayrou është një kryetar bashkie nga jugperëndimi i francës dhe drejton partinë MoDem. Përpara njoftimit, të dy ata zhvilluan pothuajse dy orë bisedime që u cilësuan si të tensionuara nga mediat franceze. Detyra e presidentit tani është të sigurojë që Bayrou të zgjasë më shumë në detyrë se paraardhësi i tij. Ish-negociatori i Brexit-it, Michel Barnier qëndroi vetëm tre muaj në post dhe u rrëzua nga deputetët nëntë ditë më parë. Macron është në gjysmë të mandatit të tij të dytë si president dhe Bayrou do të jetë kryeministri i tij i katërt këtë vit. Politika franceze është bllokuar që kur Macron thirri zgjedhje të parakohshme parlamentare gjatë verës dhe një sondazh i opinionit publik tregoi të enjten se 61% e votuesve francezë ishin të shqetësuar nga situata politike. Presidenti Macron është zotuar se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij të dytë në vitin 2027, pavarësisht rënies së Barnier javën e kaluar. Ai ndërpreu një udhëtim në Poloni të enjten dhe pritej të emëronte kryeministrin e ri në mbrëmje, por e shtyu njoftimin e tij deri të premten.

Top Channel/ Izraeli “nuk pyet” për armëpushimin: Sulm në jug të Libanit, 5 të vdekur!
20/06 11:36
Top Channel/ Kupolë nxehtësie mbi Europë, ekspertët: Temperaturat do të shkojnë deri në 45°C!
20/06 11:36
Top News – Trump prezanton Air Force One-in e ri / U dhurua nga Katari, ‘fshihen’ ngjyrat ikonike
20/06 10:57
Top News – Trump më i fuqishëm se Hitleri e Stalini: Fuqitë e mia s’kanë kufi, si Aleksandri i madh
20/06 10:56
Top News- Bomba e raketa mbi Liban, të tjera sulme, armëpushimi në rrezik
20/06 10:39
Top Channel/ Rusia do negociata me BE: Por pa ultimatume
19/06 23:32
Top News- SHBA nxjerr dokumentet sekrete të Covid-19, zbulohen lidhjet e kërkimeve në Wuhan
19/06 23:00
Top Channel/ Martesa për letra, në pranga 5 “krushqit” shqiptarë, zbulohet skema e mashtrimit
19/06 22:54
Top News- E diela dita më e gjatë e vitit për gjysmën e planetit, ja arsyet
19/06 22:45
Top Channel/ “Pranova foton sepse më erdhi keq”, Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump
19/06 22:26
Top Channel/ Presion ndaj Starmer për t’u larguar, ministrja britanike i kërkon afat për dorëheqjen
19/06 22:12
Top News – Irani ndryshon plan, gati për sulm/ Garda Revolucionare do godasë vendet e Gjirit
19/06 20:40
Top News – ‘Meloni m’u përul për një foto.’ Trump ‘tërbon’ Romën, Tajani anulon vizitën në SHBA
19/06 19:32
Top News – SHBA-Iran bien në ujdi. Çfarë parashikon marrëveshja për Libanin
19/06 18:00
Top Channel/ Trump “poshtëron” Melonin: “M`u lut për foto”, kryeministrja: Sajesa, Italia s`përulet!
19/06 15:01
Top Channel/ Trumpit “s`i del e keqja me Izraelin”: “Pa mua, do të ishte shkatërruar plotësisht”!
19/06 14:56
Top News – ‘U lut në gjunjë’ për një foto me Trump / Meloni e habitur: Respekton armiqtë, fyen miqtë
19/06 14:29
Top News – Celula në Iran për të sulmuar fqinjët / Garda revolucionare e Iranit zgjeron ndikimin
19/06 13:00
Top News – ‘I gjithë Libani duhet të digjet’ / Ministri izraelit reagon për katër ushtarët e vrarë
19/06 12:39
Top Channel/ Ballkani Perëndimor në axhendën e Këshillit Europian, Costa: Moment i ri për zgjerimin!
19/06 12:19