Top News – Macja vendoset ‘në arrest shtëpie’/Gjykata franceze: ‘Hynte pa leje’ në oborrin e fqinjit
12/11/2025 17:22

Pronarja e një maceje franceze është gjobitur me afro 1,200 euro pasi kafsha e saj shtëpiake hynte pa leje në kopshtin e një fqinji. Macja e Dominik Valdes, Rémi, u shpall fajtore për shkaktimin e dëmtimit në pronën e fqinjit në qytetin francez Agde, pasi një gjykatë dëgjoi se si kafsha kishte urinuar mbi një jorgan, kishte lënë jashtëqitje në kopsht dhe kishte lënë gjurmë putrash në një mur. Vendimi fillestar u dha në janar, duke e detyruar Valdes të paguante gati 500 euro dëmshpërblim dhe afro 800 euro shpenzime ligjore. Dënimi përfshinte një gjobë prej 30 eurosh çdo herë që macja do të kalonte përsëri gardhin për në pronën e fqinjit. Tani, Remi është akuzuar për përsëritje të veprës penale, që do të thotë se zonja Valdes do të duhet të kthehet në gjykatë në dhjetor dhe përballet me pagesën e një fature prej gati 2 mijë eurosh. Duke folur për mediat franceze, Valdes tha se padia i kishte shkaktuar një ngarkesë të rëndë mendore: "Kur më komunikuan dënimin, ishte sikur të më kishin goditur me tullë në kokë". Ajo pranon se cështja i ka shkaktuar pagjumësi dhe se i është dashur të fillojë psikoterapi për të përballuar stresin. E ndërkohë, macja Remi ka filluar të shtojë peshë, pasi duke qenë e detyruar të qëndrojë brenda në shtëpi, është e prirur të hajë më shumë. "Nuk mund ta lë të dalë në kopsht nga frika se mos hidhet përsëri në kopshtin e fqinjit. Është sikur të jetë dënuar me arrest shtëpie", thotë Valdes.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB