Top News – Ma*akra në shkollë në Austri/ Policia në kërkim të përgjigjeve pas sulmit tragjik
11/06/2025 11:27

Autoritetet austriake janë në kërkim të përgjigjeve pse një 21-vjeçar i armatosur i vrau 10 njerëz në ish-shkollën e vet të mesme, para se të vriste veten, duke shkaktuar një prej sulmeve më të rënda e më tronditëse në historinë moderne të vendit. Në mesin e të vrarëve në sulmin e së martës ishte edhe një vajzë nga Kosova. Policia tha se agresori, i armatosur, veproi i vetëm. Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të tregojë se cfarë e shtyu atë të kryejë sulmin në shkollë, në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Grac, para se të vetëvritej në një banjë. “Është shumë e vështirë ta kuptosh këtë ngjarje”, thotë Paul Nitsche, mësues i lëndës së studimeve fetare në shkollë, i cili doli nga klasa e tij para se sulmuesi të përpiqej të hynte, dhe e pa shkurtimisht atë ndërsa përpiqej të qëllonte në bravën e një dere tjetër. “Kjo është diçka që nuk mund ta parafytyroja kurrë më parë. Ndërsa po zbrisja shkallët me vrap, mendoja: ‘Kjo nuk është e vërtetë’”, i tha ai transmetuesit kombëtar ORF. Disa media austriake kanë raportuar se i riu, i cili nuk është identifikuar ende, duket se ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar këtë. Autoritetet austriake thanë se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë. Ai kishte lënë një letër lamtumire, e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu, një bombë artizanale që u gjet në shtëpinë e tij nuk ishte funksionale. Franz Ruf, drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike, tha se hetimet për motivin po kryhen me shpejtësi. “Nuk duam të spekulojmë në këtë moment”, tha ai të martën në mbrëmje. Policia austriake tha se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shkollës, në kate të ndryshme. Dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, disa në gjendje të rëndë. Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit. Ngjarja shkaktoi një valë solidariteti të rrallë mes partive politike, zakonisht të ndara thellësisht në qëndrimet e tyre. Prindërit e nxënësve dhe banorët pranë shkollës po përpiqen të kuptojnë çfarë ndodhi. Qindra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Gracit, për të nderuar viktimat. Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58