Vazhdimi I seancës konstituive në Kosovë këtë të premte u ndërpre pasi e propozuara e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, nuk u votua për nënkryetare e Kuvendit. Pas votimit, deputetët e e PDK-së u larguan nga salla dhe paralajmëruan se do t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese. Jashtë Kuvendit, Kreu I PDK Bedri Hamza ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin më pjesë në seancat e Kuvendit deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë nga Gjykata Kushtetuese.