Lidhja Demokratike e Kosovës ka pohuar se do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), për një marrëveshje që do të çonte drejt formimit të institucioneve të reja. Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë se gjatë kuvendit partiak të mbajtur më 30 korrik, është arritur dakordësia që në parim ky subjekt të bashkëpunojë me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për formimin e institucioneve.