Sulmet ajrore izraelite në mbarë Gazën kanë vrarë të paktën 17 persona mëngjesin e së premtes, përfshirë fëmijë dhe punonjës të shëndetësisë. Sulmet ndodhën në ditën kur ambasadori i ri amerikan në Izrael zhvilloi aktivitetin e parë në këtë kapacitet në Jerusalem. Në mesin e viktimave ishin dhjetë persona në Xhabalia, përfshirë tetë persona nga një familje e vetme, sipas Spitalit Indonezian, që pranoi trupat e viktimave. Në qytetin jugor të Han Junisit, shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë, thanë nga Spitali Naser, ku u dërguan trupat e pajetë.