Një krap i përmasave të rralla është kapur në lumin Vjosa nga një peshkatar 71-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit. Petrit Troka, i cili prej më shumë se 4 dekadash merret me peshkim, ka arritur të kapë me grep një peshk të llojit krap, i njohur nga banorët e zonës edhe si “pendëkuq”, me peshë 21.5 kilogramë. Për pëshkatarin, kjo është hera e dytë në më shumë se 40 vitesh peshkimi që arrin të kapë një peshk të përmasave të tilla në lumin Vjosa.