Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjoricë të Bulqizës pasditen e të enjtejs ku pesë persona, konkretisht xhaxhai me dy nipat e dy mbesat, ndërsa ishin futur për t’u larë në lumin Drin I mori rrjedha e ujit. Si pasojë humbi jetën një vajzë 7-vjeçare, trupi i së cilës u gjet këtë të premte ndërsa shpëtuan katër personat e tjerë.