Punëtorët në Filipine kanë nisur punën për pastrimin e një lumi të mbushur me mbeturina, në kryeqytetin Manila, duke mbledhur mbeturinat që kanë përfunduar n shtrat gjatë ditëve me shira të rrëmbyeshme. Përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe aksidentet e shkaktuara nga shiu që zgjati për plot nëntë ditë, kanë vrarë të paktën 16 persona në Filipinet veriore, thanë ekipet e shpëtimit. Shirat janë përkeqësuar nga stuhitë tropikale. Shirat kanë cuar në mbylljen e shkollave dhe zyrave qeveritare në të gjithë ishullin kryesor të Luzonit dhe kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e kryeqytetit Manila. Shtatë nga vdekjet ndodhën në vendpushimin e Baguio-s, ndërsa një shpat mali u shemb mbi tre shtëpi. Tre persona mbeten të zhdukur atje.