Dhjetëra hektarë tokë raportohet se janë përmbytur në Fushë Krujë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dy ditët e fundit. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje, por për fat të mirë deri tani nuk raportohet për banesa që rrezikohen nga përmbytja.