Lumi Vjosa shpallet zyrtarisht “Park Kombëtar”, kategoria më e lartë e mbrojtjes. Me këtë vendim qeveria siguron ruajtjen e lumit të fundit të egër në Europë dhe ndalon ndërtimet pranë lumit Vjosa, përfshi këtu edhe HEC-et që sollën debate jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit.