INSTAT raportoi se në vitin 2022 numri i bizneseve që kanë aktivitet kryesor akomodimin u rrit me 23 për qind, ose 372 biznese më shumë se sa viti 2021. Nga të dhënat rezultojnë se bizneset e hotelerisë arritën në 2005 të tilla në mbarë vendin, por shifra mund të mos përfaqësojë numrin real të tyre nëse llogaritet informaliteti. Niveli i informalitetit në ekonominë totale të vendit përllogaritet në 32 për qind. Duke u bazuar te kjo shifër, atëherë numri i bizneseve të hotelerisë mund të jetë mbi 2700 të tilla.