Mbi 100 mijë palë veshje të falsifikuara të markave të ndryshme janë bllokuar në degën doganore të Durrësit. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antikontrabandës, Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse, duke theksuar se do të ketë tolerancë zero ndaj falsifikimit dhe shkeljeve të Kodit Doganor. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Shoqafa e Fasonerive e cila e ka cilësuar këtë fenomen por edhe tregtimin pa kontroll të rrobave të përdorura, një plagë të hershme që dëmton rëndë prodhuesit vendas.