Tetë subjekte tregtare ku shiteshin pajisje elektronike, si dhe veshje e aksesorë të markave luksoze, të dyshuara si mallra kontrabandë, janë konstatuar gjatë një operacioni të Policisë. Si rezultat i kontrolleve, u proceduan penalisht 9 administratorë dhe përfaqësues të këtyre subjekteve, pasi dyshohet se nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre.