Lideri autoritar bjellorus, Aleksandr Lukashenko, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Gjatë takimit, Lukashenko dhe përfaqësues të ushtrisë ruse, diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë këto shtete, tha ministria. “Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.