Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka nënshkruar një ligj të ri që i jep atij imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale dhe ndalon liderët e opozitës që jetojnë në mërgim të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Mediat e huaja shkruajnë se ky vendim synon të forcojë më tej pushtetin e Lukashenkos dhe të eliminojë sfiduesit e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të cilat pritet të zhvillohen në vitin 2025.