Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se për çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në internet. Sipas tij, në 3 muajt e fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.