Për gati katër muaj ky format vazhdon të ketë shikueshmëri dhe vëmendje të madhe teksa banorët e saj janë kthyer në personazhet më të komentuara. Teksa janë në ditët e fundit të kësaj experience, 4 banorët finalist kanë nisur të jene nostalgjik për momentet e kaluara në shtëpi. Luiz Ejlli ka zbuluar se ka dashur që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dy herë. Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të ikësh?”.