Çdo vit, mes qershorit dhe korrikut, fushat në Kasteluco të Norcias shpërthejnë në një mozaik të pabesueshëm ngjyrash ndërsa lulet e mbjella, lulëzojnë. Qyteza e vogël ndodhet në provincën e umbrias në itali, në parkun kombëtar të maleve Sibillini, në një lartësi prej 1400 metrash. Mes mijëra luleve që celin cdo verë, lulëkuqet janë ato që zgjasin më shumë. Por jo më pak bien në sy edhe manushaqet, zambakët etj.