Rusia dyshohet se i sinjalizoi presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa se arrestimi i presidentit rus, Vladimir Putin me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale në samitin e BRICS do të nënkuptonte një shpallje lufte. Presidenti i Afrikës së Jugut ka konfirmuar se presidenti Putin nuk do të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar që zhvillohet në vend “me marrëveshje reciproke”.