Tetë ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve kundër grupit militant Hezbollah njoftoi IDF. Sulmi tokësor nisi orët e para të mëngjesit të së martës në jug të Libanit pas përshkallëzimit të tensioneve. Përmes një video ngushëlluese, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Ne jemi në kulmin e një lufte të vështirë kundër Boshtit të së Keqes së Iranit, i cili dëshiron të na shkatërrojë. Kjo nuk do të ndodhë, sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar, dhe me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë së bashku”.