Top News – Luftë militantëve kurdë dhe ISIS / Turqia kërkon ‘një betejë të përbashkët’
26/01/2025 14:43

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha të dielën pas bisedimeve në Bagdad se duhet të nisë një betejë e përbashkët duke përdorur "të gjitha burimet në dispozicion" për të eliminuar si Shtetin Islamik ashtu edhe militantët kurdë në rajon. Vizita e ministrit të jashtëm turk në irak, vjen në mesin e thirrjeve të përsëritura nga Turqia që milicia kurde YPG në Sirinë verilindore të shpërbëhet, pas rënies së ish-presidentit sirian Bashar al-Assad muajin e kaluar, me Ankaranë që ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë një operacion të ri ndërkufitar kundër grupit nëse shqetësimi nuk do të adresohet. YPG kryeson Forcat Demokratike Siriane aleate të SHBA-së. Turqia e konsideron atë grup terrorist pasi e sheh si një zgjatim të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), kundër së cilës Ankaraja kryen operacione të rregullta ushtarake ndërkufitare në rajonet malore të Irakut verior. Ankaraja dhe Perëndimi e konsiderojnë PKK-në një organizatë terroriste. Para rënies së Asadit, Forcat demokratike siriane ishin partnerët kryesorë lokalë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Duke folur së bashku me homologun e tij irakian Fuad Hussein, Fidan tha se ai kishte përsëritur pritshmërinë e Turqisë që Iraku ta etiketonte zyrtarisht PKK-në një organizatë terroriste, pasi Bagdadi e njohu atë si një "organizatë të ndaluar" vitin e kaluar. "Dua ta theksoj këtë fakt në termat më të fortë: PKK po synon Turqinë, Irakun dhe Sirinë. Për të ardhmen e rajonit tonë dhe prosperitetin e popullit tonë, ne duhet të bëjmë një luftë të përbashkët kundër terrorit," tha ai. "Ne duhet të shkatërrojmë ISIS-in dhe PKK-në me të gjitha burimet tona," shtoi Fidan, duke shtuar se ai kishte diskutuar mekanizmat e mundshëm të bashkëpunimit në çështjet e inteligjencës dhe operacioneve, si dhe përfshirjen e vendeve të rajonit, kundër Shtetit Islamik gjatë vizitës së tij.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55