Të paktën tre persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë dyshohet se janë të plagosur nga një përleshje e armatosur mes bandave në fshatrat e Heraklionit në Kretë të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se përleshja me armë ka nisur në orët e para të mëngjesit të së shtunës mes dy grupeve të mëdha të dyshuara për kultivim hashashi, trafik droge dhe gjobëvënie në ishull.