“Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka qenë kjo deklarata e fortë e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e fundvitit. Stoltenberg përmes një video mesazhi në platformën X, teksa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, tha se në mujajin e kaluar kishte pasur një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, të cilët po mbrojnë stabilitetin dhe paqen.