Arabia Saudite ka paralajmëruar se do t’u përgjigjet me forcë sulmeve të fundit të rebelëve Huthi, të cilat kanë plagosur 13 persona në tre qytete të ndrysgme. Zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjeneralmajor Turki al-Maliki, tha se forcat do t’i trajtojnë sulmet “me përgjegjësi dhe vendosmëri”, duke theksuar se synimi është mbrojtja e sovranitetit të mbretërisë. Nga ana tjetër, Huthitët pretendojnë se Arabia Saudite ka kryer 54 sulme ajrore në disa province.