Top News/ Luftë, dhunë e përndjekje…OKB, 114 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë
31/05/2024 14:05

Numri i personave që janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhunës dhe përndjekjes ka arritur në 114 milionë dhe ky numër po rritet për shkak se shtetet kanë dështuar të luftojnë shkaqet, ndërsa palët e përfshira në luftë refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Filipo Grandi, kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, duke thënë se ka dështuar të përdorë zërin e tij për të tentuar që të zgjidhë konfliktet duke nisur nga Gaza e Ukraina dhe nga Sudani e deri në Kongo, Mianmar dhe pjesë të tjera të botës. Ai po ashtu akuzoi shtete, emrat e të cilëve nuk i përmendi, se po marrin “vendime shkurtpamëse të politikës së jashtme që shpesh janë të bazuara në standarde të dyfishta”. Grandi tha se mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar do të thotë se “palët në konflikt” kanë “ndaluar së respektuari ligjet e luftës” edhe pse disa prej tyre pretendojnë se po i respektojnë. Rezultat i gjithë kësaj janë më shumë vdekje civilësh, përdorimi i dhunës seksuale si armë në luftë, sulmet dhe shkatërrimet e spitaleve, shkollave dhe infrastrukturës tjetër civile dhe shënjestrimi i punonjësve të ndihmave, tha Grandi. Ai kritikoi Këshillin e Sigurimit për shkak të dhjetëra mijëra personave të vrarë në Gazë, Ukrainë, Sudan dhe në konflikte të tjera. “Por, nuk është vonë që të vendosni fokusin dhe energjinë tuaj në krizat dhe konfliktet që janë ende të pazgjidhura, në mënyrë që ato të mos përkeqësohen dhe të shpërthejnë sërish. Nuk është vonë që të ndihmoni miliona persona që janë zhvendosur me forcë”, tha ai.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55