Top News – Luftë bërthamore mes Indisë e Pakistanit / Si shkencëtarët e parashikuan 6 vite më parë
08/05/2025 12:05

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë përshkallëzuar ndjeshëm që nga një sulm terrorist muajin e kaluar në Pahalgam, në pjesën indiane të Kashmirit, në të cilin u vranë 26 persona. Ndërsa frika e luftës rritet, disa figura politike dhe ushtarake nga Pakistani kanë kërcënuar se do të përdorin edhe armë bërthamore. Në një situatë të tillë, një punim shkencor i vitit 2019, i botuar nga Routledge, po qarkullon përsëri. Studimi parashikoi një konflikt bërthamor mes Indisë dhe Pakistanit në 2025-ën, i shkaktuar nga një sulm terrorist me një numër të madh viktimash. Autorët e studimit paraqitën një skenar në të cilin një sulm terrorist, i konceptuar fillimisht si një sulm ndaj Parlamentit Indian, e shtyn Indinë të vendosë trupa përgjatë Linjës së Kontrollit dhe Pakistani përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Ndërsa tensionet rriten, ka përleshje kufitare dhe viktima nga të dyja palët, duke çuar në një përshkallëzim të shpejtë. Kur forcat indiane fillojnë të përparojnë drejt territorit pakistanez, gjeneralët pakistanezë nga frika e humbjes vendosin të përdorin armë bërthamore. Në ditën e parë, pakistani përdor 10 bomba bërthamore taktike, 5 kiloton secila, brenda territorit të tij kundër tankeve indiane. Në ditën e 2, Pakistani lëshon 15 bomba të tjera taktike. India përgjigjet me 20 shpërthime strategjike bërthamore në ajër mbi instalimet ushtarake të Pakistanit dhe objektet e magazinimit bërthamor. Në vend që t'i japë fund konfliktit, përshkallëzimi nga ana e Indisë çon në një ditë të tretë edhe më vdekjeprurëse: Pakistani përgjigjet me 30 sulme ajrore mbi garnizonet ushtarake indiane, bazat detare dhe pistat ajrore, së bashku me 15 sulme të tjera taktike. Më pas India godet 10 objektiva ushtarake pakistaneze. Studimi përshkruan një reaksion zinxhir katastrofik: zemërim, panik dhe protokolle të rrepta ushtarake nga të dyja palët që çojnë në një luftë bërthamore në shkallë të plotë. Gjatë tri ditëve të ardhshme, Pakistani përdor të gjithë arsenalin e tij strategjik bërthamor për të shënjestruar qytetet indiane. India hakmerret me 70 sulme bërthamore dhe mban rezervë 100 koka të tjera për të penguar Kinën, por ironia është se ajo nuk ka arritur të pengojë Pakistanin. Duke llogaritur që të dyja vendet kanë rreth 250 koka bërthamore secili, autorët paralajmërojnë pasoja të rënda: nga 50 deri në 125 milionë të vdekur në valën e parë, në varësi të fuqisë së armëve, qytetet kryesore indiane dhe pakistaneze do të shkatërroheshin ose do të bëheshin të pabanueshme dhe do të kishte një kolaps të plotë të infrastrukturës. Tymi dhe zjarret ekstreme do të shkaktonin ndryshime klimatike që do të preknin të gjithë botën dhe do të çonin në një zi buke që mund të prekë miliarda njerëz. “Pasojat do të ishin të mëdha dhe në shkallë globale”, përfundon studimi.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34