Top News/ Luftanijet ruse në ‘oborrin’ e Bidenit / Fregata e nëndetëse bërthamore ankorohen në Kubë
13/06/2024 14:44

Katër luftanije ruse, duke përfshirë një nëndetëse me energji bërthamore dhe një fregatë, kanë mbërritur në Kubë, në atë që shihet si një shfaqje force në mesin e tensioneve me Perëndimin për luftën në Ukrainë. Luftanijet janë ankoruar në Gjirin e Havanës, rreth 145 km larg nga shteti amerikan i Floridës. Ministria ruse e mbrojtjes thotë se fregata Admiral Gorshkov dhe nëndetësja Kazan, mbajnë të dyja armë të avancuara, duke përfshirë raketat hipersonike Zircon. Më herët, luftanijet kryen stërvitje me raketa në Atlantik. Por ministria e jashtme e Kubës thotë se asnjë nga anijet nuk ka armë bërthamore në bord dhe vizita e tyre pesë-ditore nuk përbën kërcënim për rajonin. Zyrtarët amerikanë thanë po ahstu se po e monitorojnë nga afër situatën. Marina amerikane përdori madje dronë detare për të monitoruar luftanijet ruse teksa ato iu afruan Kubës, raporton partneri amerikan i BBC-së, CBS. Herët në mëngjes, luftanijet ruse hynë në Gjirin e Havanës, të rrethuara nga anije më të vogla mbështetëse. Në një deklaratë, ministria ruse e mbrojtjes tha se vizita ishte jozyrtare, dhe do t’i mundësonte ekuipazheve të "pushojnë dhe të njihen me atraksionet lokale". Rusia ka dërguar anije luftarake në Kubë edhe në të kaluarën dhe të dyja vendet janë aleatë të vjetër, por koha kur po kryhen këto lëvizje të vecanta, bie në sy. Vizita vjen në mesin e tensioneve mes rusisë dhe perëndimit dhe duket se mbart edhe një mesazh të qartë të kremlinit për Uashingtonin, mesazhin se rusia po hyn në oborrin e shtëpisë së tij. Pas ndalesës në Havana, flota ruse do të vijojë drejt venezuelës.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37