Anije luftarake ruse janë pikasur nga Marina Mbretërore britanike në Kanalin Anglez, në provokimin më të fundit të Vladimir Putinit. Anije dhe avionë luftarakë britanikë u vendosën në ndjekje të flotës të Putinit gjatë një operacioni dy-ditor në koordinim me aleatët e NATO-s. Ministri i Forcave të Armatosura, Al Carns, tha: "Me këtë operacion, marina jonë i ka dërguar përsëri një mesazh Putinit; ne e dimë saktësisht se çfarë po bën. Sa herë që një anije ruse i afrohet Mbretërisë së Bashkuar, Marina është gati të ndjekë, pengojë dhe mbrohet", tha ai.