Tensionet në det mes NATO-s dhe Rusisë vazhdojnë të rriten duke prekur së fundmi edhe Shqipërinë. Anija më e fuqishme luftarake e Marinës ruse, e quajtur “Varyag” aktualisht ndodhet disa dhjetëra kilometra larg nga Salento, në Itali, në hapësirën detare midis Italisë dhe Korfuzit. Ajo është pozicionuar, jo shumë larg kufirit detar të Shqipërisë. E njohur si binjakja e anijes “Moskva”, që u shkatërrua nga forcat ukrainase në Detin e Zi, “Varyag” po lundron në brigjet e Pulias.