Top News/ Luftanija kanadeze tërbon Kinën…Kalon ngushticën e Tajvanit, ‘ishte një tranzit rutinë’
01/08/2024 14:19

Një luftanije kanadeze kaloi përmes ngushticës së Tajvanit në atë që Otava e quajti një angazhim për një Indo-Paqësor të hapur, duke ndezur reagimin e ashpër të kinës sipas të cilës, manovra detare minon paqen. Ministria e Mbrojtjes e Kanadasë tha se fregata HMCS Montreal kishte "kryer kohët një tranzit rutinë" përmes ngushticës së Tajvanit në atë që ministri kanadez i mbrojtjes tha se ishte një riafirmim i angazhimit të Kanadasë për një Indo-Paqësor "të lirë, të hapur dhe gjithëpërfshirës". "Siç është përshkruar në Strategjinë tonë të Indo-Paqësorit, Kanadaja po rrit praninë e Marinës Mbretërore Kanadeze në rajon," tha Ministri i Mbrojtjes Bill Blair, duke iu referuar planit të Kanadasë të shpallur në vitin 2022. Një zëdhënës i ushtrisë kineze tha ndërkohë se kalimi i fregatës kanadeze më 31 korrik kishte "acaruar situatën dhe minuar paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit". Trupat kineze, shtoi ai, ishin në gatishmëri të lartë në çdo kohë dhe janë "gati për t'iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve dhe provokimeve". Kina pretendon sovranitetin mbi Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike dhe thotë se ka juridiksion mbi rrugën ujore gati 180 km të gjerë që ndan të dy palët. Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë, duke thënë se ngushtica e Tajvanit është një rrugë ujore ndërkombëtare. Anijet luftarake të SHBA-së dhe ndonjëherë edhe avionët e patrullimit të marinës, kalojnë përmes ose mbi ngushticë, rreth një herë në muaj. Anijet detare kanadeze janë më pak të zakonshme, megjithëse nëntorin e kaluar destrojeri amerikan USS Rafael Peralta dhe një fregatë e Marinës Mbretërore Kanadeze HMCS Ottaëa kryen një tranzit të përbashkët përmes ngushticës. Qershorin e kaluar, gjatë një stërvitjeje të përbashkët mes SHBA-së dhe Kanadasë në ngushticë, një luftanije kineze u afrua deri në 137 metra larg një destrojeri amerikan, sipas Pentagonit, në "një mënyrë të rrezikshme".

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13