Një luftanije amerikane ka lundruar përmes ngushticës së tajvanit të martën, si pjesë e asaj që ushtria amerikane e quan aktivitet rutinë por që gjithnjë zemëron Kinën, qeveria e të cilës beosn se Uashingtoni po përpiqet të ndezë tensionet rajonale. Marina amerikane tha se destrojeri Milius kreu një kalim tranzit, rutinë në ngushticën e Tajvanit, në ujëra ndërkombëtare, në pajtim me ligjin ndërkombëtar. “Kalimi tranzit i anijes në ngushticën e tajvanit tregon angazhimin amerikan për një rajon indo-paqësor të hapur dhe të lirë.