Që prej 24 shkurtit 2022 lufta në Ukrainë është në fokus të mediave ndërkombëtare. Ekspertët ushtarakë rregullisht japin vlerësime mbi ecurinë e luftimeve, mbi kapacitetet dhe dobësitë e ushtrisë ruse, nevojën e furnizimit të Ukrainës me armë për të përballuar agresionin rus, por së fundmi ata janë përqëndruar tek ofensiva ukrainase, që ka mbetur pas pritshmërive.