Top News – Lufta tregtare SHBA-Kinë / Presidenti kinez: Nuk do të ketë asnjë fitues
10/12/2024 11:55

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore. Xi i ka bërë këto deklarata pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në janar. Trump, ish-president amerikan, ka shtyrë përpara luftën tregtare me Kinën përgjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale dhe praktika tjera “të padrejta”. Ai është zotuar për të vendosur tarifa edhe më të larta ndaj Kinës në mandatin e dytë, teksa Pekini vazhdon të përballet me rimëkëmbje të ngadalshme ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. “Luftërat tarifore, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike janë kundër trendëve ekonomikë, rregullave ekonomike dhe nuk mund të ketë fitues”, ka thënë Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA, pas një takimi me krerët e shefave të institucioneve financiare në Pekin. “Kina ka gatishmëri që të vazhdojë dialogun me Qeverinë amerikane, të zgjerojë bashkëpunimin, të menaxhojë dallimet dhe të promovojë marrëdhëniet Kinë-SHBA në drejtim stabil, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Xi. Pekini synon të shënojë rritje vjetore prej 5 për qind këtë vit, pavarësisht rënies së konsumit të brendshëm dhe papunësisë së lartë.

Top Channel/ Alarm në Katalonjë, përmbytjet marrin 2 jetë, një person rezulton i zhdukur
04/10 22:52
Top Channel/ Alarm për bombë në Parlament, autoritetet në gjendje gatishmërie
04/10 22:48
Top News – ‘Topi’ në fushën e Putinit/ SHBA ndërmjetës, Zelensky pro takimit me palën ruse
04/10 22:05
Top Channel/ Kurthi i ri i Ukrainës për dronët, tela me gjemba inteligjentë që presin kabllot
04/10 20:14
Top News – Putin, raketa mbi kancelarin Merz / Goditet një tjetër urë, sirena alarmi në Kiev
04/10 14:48
Top News – Qëlloi pilotin me një sëpatë / Makthi i Flydubai, ndihmësi me pikëpamje ekstremiste
04/10 13:59
Top News – ‘Nëse doni luftë, luftë do të keni’ / Irani sfidon SHBA: Nuk ka zgjidhje ushtarake
04/10 13:26
Top News – Alarm i kuq, të gjithë në shtëpi! / Dy viktima nga përmbytjet në Spanjë, rrugët nën ujë
04/10 13:24
Top News – Tallin Trumpin, shpallin fitoren / Posterat e luftës në Teheran, propagandë e regjimit
04/10 13:23
Top News – Mobilje që fluturojnë, çati që shkulen / Tornadoja e rrallë kalon mes për mes qytetit
04/10 13:22
Top News – Marinsi amerikan akuzohet për vrasje / Japonia proteston: Një incident brutal dhe mizor
04/10 12:01
Top News – Do të rrëzojnë dronët reaktivë…/ Gjermania e Ukraina vulosin marrëveshjen, Merz në Kiev
04/10 11:59
Top Channel/ Merz, në Kiev mes bombave/ Kancelari viziton Ukrainën pas ofensivës ajrore ruse,
04/10 11:44
Top News – Putin me ‘doktrinë të re’ në Ukrainë / Zelenski vë në shënjestër rafineritë e naftës
04/10 11:41
Top News – Sulmet e Iranit ndëshkojnë rafineritë / Tani vetëm naftë e papërpunuar nga Lindja e Mesme
04/10 11:33
Top News – Rusia paralajmëron-Ikni nga Ukraina / Zelenski e Putini, ‘dhëmb për dhëmb’, sulme të reja
04/10 11:31
Top Channel/ Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55%
04/10 10:42
Top News – Pakti bërthamor i Trump me Arabinë Saudite. Senatorët amerikanë kërkojnë votim rezolute
04/10 10:06
Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30