Nëse lufta nuk përfundon së shpejti,do të bëhet edhe më e madhe. Ka qënë ky, paralajmërimi i kancelarit austriak Carl Nehamer, i cili po mbron vendimin e tij për të udhëtuar drejt Moskës për të ndërmjetësuar fundin e luftës me presidentin Vladimir Putin. Në një intervistë me Kurier, Nehamer theksoi nevojën për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekziston gjithmonë rreziku që ajo të përshkallëzohet dhe të zgjerohet drejt Evropës.