Top News- Lufta po vjen! Evropa nis përgatitet, kontinenti i pasigurt për të ardhmen
12/04/2025 20:00

Europa po përgatitet për një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt, duke i kërkuar qytetarëve të jenë të gatshëm për një krizë të mundshme, përfshirë edhe skenarin më të keq: luftën, kështu e nis artikullin kushtuar kontinentit të vjetër gjigandi mediatik CNN. Me rritjen e kërcënimeve të sigurisë dhe tensioneve me Rusinë, disa vende europiane po ndërmarrin masa të jashtëzakonshme për të ndërtuar një kulturë të gatishmërisë civile, thuhet në artikull. Vendet europiane po përditësojnë planet e emergjencës, përfshirë transformimin e garazheve dhe stacioneve të metrosë në bunkerë, ndërsa udhëzuesit për mbijetesë po shpërndahen në masë. “Komisioni Europian ka rekomanduar që çdo familje të ketë furnizime për të paktën 72 orë në rast krize. Udhëzimi i publikuar në mars thekson nevojën për ndërtimin e një kulture të gatishmërisë dhe rezistencës në të gjithë kontinentin.”, shkruhet në artikull. Suedia ka rifreskuar udhëzuesin e saj të mbijetesës për herë të parë pas gjashtë vjetësh. Fletëpalosja “Nëse vjen kriza ose lufta” u shpërnda në miliona familje dhe përmban informacione për alarmet publike, strehimet ajrore dhe si të menaxhohet ankthi apo të komunikohet me fëmijët gjatë krizave. Gjermania, nga ana tjetër, ka përditësuar Direktivën Kuadër për Mbrojtjen e Përgjithshme, ku parashtrohet transformimi i jetës së përditshme të qytetarëve në rast konflikti. Pjesë e të njëjtit plan është bërë dhe Finlanda. Vendi që ka kufirin më të gjatë tokësor me Rusinë nga të gjitha shtetet e NATO-s. Por pavarësisht kësaj shumë vende po përpiqen të shmangin qasjen naive të së kaluarës. “Ndërkohë që udhëzimet përgatiten, mbetet e paqartë sa seriozisht do t’i marrin qytetarët këto paralajmërime.”, thuhet në artikull.

Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
Top News – ‘Doni luftë apo paqe…’ / Orban përshkallëzon fushatën, Hungaria drejt zgjedhjeve
13/02 15:39
Top News – Ukraina e Rusia takohen në Gjenevë / Ndryshon vendi i negociatave, bisedime javën tjetër
13/02 15:32
Top News – SHBA, central bërthamor në Armeni / Tërbohet Rusia, kundërshton ashpër perspektivën
13/02 15:31
Top Channel/ Konferenca e Mynihut, Rubio paralajmëron Europën: Iku bota e vjetër, epokë e re!
13/02 15:14
Top News – Alarm maksimal për ortekë / Frikë në Alpe, mbyllen resortet e skive
13/02 15:09
Top Channel/ Rusi-Ukrainë “takohen” në Gjenevë, Peskov: Bisedimet e paqes, javën e ardhshme!
13/02 15:03
Top News – Uji i tërbuar shemb autostradën / Shi dhe përmbytje, tre stuhi njëra pas tjetrës
13/02 14:47
Top News – Franca në alarm të kuq, shpërthejnë lumenjtë / Stuhia ‘Nils’ bën namin, tjetër viktimë
13/02 14:07
Top News – Hodhi në plehra 20 shufra ari / Çudia në Itali, policia i rigjen dhe ia kthen pronarit
13/02 13:58
Top News – Hapet toka, ‘përpin’ gjithçka / Videoja e gropës bëhet virale, panik në Shangai
13/02 13:58
Top News – Dronë, sirena, postera me ushtarë…Si ndryshoi qyteti rus në katër vite luftë
13/02 13:40
Top Channel/ “Makinat do jenë më lirë”: Ndryshimet klimatike, Trump shfuqizon vendimin e Obamës!
13/02 12:26
Top Channel/ Europa e pushtuar nga frika, sondazhi: Shumica mendojnë se janë nën kërcënim!
13/02 12:24
Top News – Djathë i mykur dhe pa etiketë. AKU bllokon 2.4 tonë bulmet, sallam dhe fruta të thata
13/02 12:11
Top Channel/ Bezos sfidon Musk me mbështetjen e Europës, raketa Ariane 64 ngrihet në hapësirë!
13/02 12:06
Top News – Fortifikon kompleksin bërthamor…Irani nuk ndalet, e tregojnë imazhet satelitore
13/02 12:05
Top News – Gazrat serë nuk rrezikojnë shëndetin…Trump shfuqizon vendimin historik: Mashtrim i madh
13/02 11:53
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Mediat amerikane: Po fryn erë lufte në rajon
13/02 11:52
Top News – Mbledh kongresin e 9 të partisë / Kim Jong Un reklamon pushtetin dhe arritjet ushtarake
13/02 11:41
DIGITALB DIGITALB