Top News-Lufta në Ukrainë, telashe në hapësirë!/E ardhmja e Stacionit Ndërkombëtar, në rrezik
20/03/2022 15:11

Sanksionet e vendosura ndaj Moskës për sulmin ndaj Ukrainës kanë rënduar shumë edhe bashkëpunimin SHBA-Rusi në hapësirën kozmike. Agjencia Ruse e hapësirës, Roskosmos, e ka lënë të hapur të ardhmen e Stacionit Kozmik ISS pas skadimit të kontratës në vitin 2024. NASA synon një marrëveshje bashkëpunimi deri në vitin 2030. Sipas njoftimeve të CNN pas përplasjeve javën e kaluar në Tëitter mes ish-komandantit të ISS Scott Kelly dhe kreut të Agjencisë Ruse për Hapësirën Kozmike, Dmitry Rogozin NASA ka paralajmëruar astronautët dhe ish-astronautët amerikanë lidhur me sulme të mundshme verbale dhe fyerje ndaj "partnerëve rusë". NASA tha se fyerjet dhe sulmet verbale ndaj zyrtarëve rusë mund të kenë pasoja "të dëmshme" për operacionet e ISS. Në mesin e tensioneve të rënda midis Rusisë dhe Perëndimit në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik arriti së fundi një ekuipazh i përbërë vetëm nga kozmonautë rusë. Kozmonautët Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov ankoruan me anijen e tyre kozmike Soyuz MS-21 në ISS. NASA njoftoi se fillimisht kozmonautët rusë qëndruan në anijen e tyre kozmike, sepse pas ankorimit nevojitej ende pak punë përpara se të hapej porta e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik ISS. Anija kozmike Soyuz, e lëshuar të premten (18.03) mban emrin e projektuesit të raketave sovjetike Sergei Korolev, i cili lindi në Zhytomyr në vitin 1907. Ky qytet gjendet tani në territorin e Ukrainës.

Top Channel/ Trump me fasho ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë insiston: Nuk është i sëmurë!
12/12 15:55
Top Channel/ Përmbytje historike në SHBA: Niset Garda Kombëtare, njerëzit merren me helikopterë!
12/12 15:33
Top Channel/ Gjermania, hapur kundër Rusisë: Sulmuat kontrollin tonë të trafikut ajror!
12/12 15:13
Top News – Rrëqeth 11 vjeçari ukrainas: Bomba e Putinit më vrau nënën! Përkthyesja shpërthen në lot
12/12 14:47
Top News – Putin përgatit terrenin për ‘tërheqje’ / Mund të ‘mos e pëlqejë’ planin e ri për Ukrainën
12/12 14:22
Top News – Turqia nuk heq dorë nga S-400 e Rusisë / Bisedime me SHBA-në për F35 dhe sanksionet
12/12 14:20
Top News – Avioni rrëzohet mes makinave / Ulje emergjence në rrugën e ngarkuar, dy të lënduar
12/12 14:20
Top News – Yjet bien në tokë këtë fundjavë / Shi meteorësh në qiell, shfaqje spektakolare
12/12 14:20
Top News – SHBA shënjestron naftën e Venezuelës / Trump do të konfiskojë më shumë çisterna
12/12 14:08
Top News – ‘Horror’ në Meksikë. Eshtra njerëzore pranë stadiumit të Kupës së Botës
12/12 13:56
Top News – Donte të hapte derën e avionit në ajër / Arrestohet 20 vjeçari, shkaktoi panik në bord
12/12 13:43
Top News – Kroacia blindohet me Leopardë gjermanë / Tanket e veta jugosllave ia dhuroi Ukrainës
12/12 13:35
Top News – Anëtarja e NATO-s në panik / Turqia ngre alarmin për rënien e lindshmërisë: Po plakemi
12/12 13:35
Top News – ‘Arkitektët e IA’, personi i vitit në Time / ‘Titanët që po transformojnë njerëzimin’
12/12 12:07
Top Channel/ Zelensky: Marrëveshjen e paqes e pengon Donbasi, SHBA po bën presion “të paparë”!
12/12 12:03
Top Channel/ Gaza, s`kanë fund fatkeqësitë: Pas shkatërrimit të luftës, vijnë përmbytjet!
12/12 12:02
Top Channel/ BE, ujdi për asetet e ngrira të Moskës? Reagon me kërcënim Banka Qendrore e Rusisë!
12/12 12:01
Top News – ‘Bomba bërthamore’ financiare. Arma sekrete me të cilën BE po ‘frenon’ Donald Trump
12/12 11:51
Top News – Kamikazë mbi Moskë, ndalen fluturimet / Rusia rrëzon 90 dronë ukrainas gjatë natës
12/12 11:37
Top News – Zelenski: Ja plani i SHBA për Ukrainën! Tërheqje nga Donbasi dhe zonë e lirë ekonomike
12/12 11:29
BILETA Portokalli - Bileta