Top News – Lufta në Ukrainë nuk mbaron shpejt / SHBA: Palët, ende larg marrëveshjes së paqes
02/05/2025 11:46

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe zv.presidenti amerikan, JD Vance, shprehën pasiguri lidhur me shanset për arritjen e një marrëveshjeje të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Mendoj se e dimë se ku ndodhet Ukraina dhe e dimë se ku ndodhet Rusia tani… Ata janë më afër, por ende larg njëri-tjetrit”, tha Rubio një ditë më parë. Ndërkaq, zëvendëspresidenti Vance, në një intervistë të veçantë, shkoi më tej, duke thënë se lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë “së shpejti”. Rubio tha se, nëse nuk do të ketë një përparim të vërtetë në luftën në Ukrainë së shpejti, presidenti amerikan, Donald Trump, do të duhet të vendosë se sa kohë do t’i kushtojë procesit të negociatave. SHBA ka paralajmëruar më herët se negociatat kanë hyrë në një fazë “kritike”, dhe mungesa e përparimit mund të nënkuptojë tërheqjen e Uashingtonit nga përpjekjet për të ndërmjetësuar përfundimin e konfliktit. Rubio tha javën e kaluar se ndonëse është bërë “përparim i vërtetë” në bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, “hapat e fundit në këtë udhëtim gjithmonë do të ishin më të vështirët, dhe kjo duhet të ndodhë shpejt”. Trump, i cili nisi mandatin e dytë në janar, e ka bërë ndër prioritetet kryesore përfundimin e luftës. Ai ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, si dhe ka kërkuar që Rusia të ndalë sulmet ndaj qyteteve ukrainase. Vance tha se ishte “optimist” për arritjen e ndalimit të luftimeve, por theksoi se në fund vendimi do t’i takojë Kievit dhe Moskës.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04