Ministrja e Energjisë dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një deklaratë të shkurtër për mediat, foli edhe njëherë për krizën ekonomike me të cilën shqiptarët po përballen sot. Sipas ministres, kjo krizë është e lidhur drejtë për drejtë me situatën gjeopolitike që po ndodh në Europë. Balluku u shpreh se, qeveria i ka kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të ndërpresë ndricimin në disa akse rrugore, për të kursyer kështu energjinë elektrike në këto kohë krize.