Top News – Lufta në Ukrainë-Evropa mund t’ia dalë / Ka shpenzuar më shumë se SHBA për Kievin
18/02/2025 11:49

Donald Trump ka marrë një qasje të re ndaj luftës në Ukrainë. Mesazhet e tij për luftën, janë të përziera dhe konfuze, si asnjëherë më parë. Ndërkohë, si Trump, ashtu edhe ndihmësit e tij që qëndruan në evropë javën e kaluar, nuk u kursyen në kritika e madje edhe kërcënime ndaj evropës. Si pasojë, liderët evropianë janë alarmuar dhe po tentojnë të gjejnë mënyrën më të mirë për të mbrojtur interesat e tyre, në një botë në të cilën partneri i pasluftës, SHBA, duket se po i lë vetëm. Natyrisht, gjatë gjithë luftës në Ukrainë, evropa nuk ka qenë gjithnjë në një mendje. Por, ka mundur ta ndihmojë vendin jo pak. Ndërsa SHBA e Trumpit, kërkon haptazi të marrë mbrapsht të gjitha paratë që administrata e mëparshme Biden ka dërguar në Ukrainë, në formën e ndihmave, BE nuk bën llogari të tilla. Sipas “Ukraine Support Tracker”, një raport i hartuar nga Instituti i Kielit në Gjermani, mes janarit 2022 dhe fundit të dhjetorit 2024, vendet dhe institucionet evropiane, bashkë me Britaninë e Madhe, i kanë dhënë ukrainës 132 miliardë euro mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare, krahasuar me 114 miliardë euro të dhëna nga Shtetet e Bashkuara. E ndërkohë, një tjetër paketë ndihme prej 115 miliardë eurosh është premtuar për Kievin nga Evropa. Kievi druan se nëse SHBA do të tërheqë mbështetjen, përpjekjet për të zbrapsur rusinë do të dëmtoheshin. Ukraina mund të humbasë toka të tjera...Por, disa ekspertë thonë se Evropa mund të kompensojë gjithcka...ajo mund ti ofrojë ukrainës ndihmën që i nevojitet, për të përforcuar pozicionin e saj negociues e për të ruajtur pavarësinë. Cka e ka treguar me shifrat e përmendura më sipër.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54